Sporti

Zhgënjen Tirana, mposhtet në “Air Albania” nga Zrinjski

07/19/2022 21:54
nga:L J

Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana ka zhgënjyer në paraqitjen e sotme ndaj Zrinjskit.

Tirana u mposht në “Air Albania” nga Zrinjski me rezultatin minimal 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Bosnja e Hercegovina, Zrinjski shfrytëzoi mirë shansin e parë që iu dha. Mysafirët kaluan në avantazh me golin e Bilbija.

Sulmuesi shënoi golin e vetëm në këtë duel nga penalltia pas 12 minutave lojë.

Kjo ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues së Conference Legaue, teksa ndeshja e kthimit luhet pas një jave.

/GazetaBlic Sport