Lajme

Çollaku: Strukturat e organizuara kriminale në veri janë skenarë të Beogradit

07/19/2022 21:35
nga:Astrit Gashi

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, ka thënë se strukturat e organizuara kriminale në veri janë skenarë të Beogradit.

“Strukturat kriminale, të nivelit të organizuar kriminal në Mitrovicë, që nga rojat e urës e këndej kanë vepruar në kontinuitet duke ndërruar taktikat dhe modalitetet e veprimit, këto taktika dhe modalitete shpeshherë janë të inkurajuara, mos të them të dirigjuara, nga Beogradi.. jam shumë i bindur që janë skenarë të Beogradit”, ka thënë Çollaku në Klan Kosova.

Ai tha se strukturat e organizuara kriminale, bashkë me ato paralele, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte, që sipas tij, në fund përfundojnë te Beogradi.

Andaj siç tha ai, të gjitha këto sulme janë inskenime, jo të vetëm të karakterit kriminal, por edhe të karakterit politik.