Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani sot fillon aventurën në Conference League, pas eliminimit nga kualifikueset e Champions League.
Ballkani dhe La Fiorita takohen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim në formacion për dallim nga ndeshjet me Zalgiris, ku dy herë u paraqit me të njëjtin formacion.
Ilir Daja i ka besuar qendrën e sulmit futbollistit Albion Rrahmani.
Në ndeshjet ndaj Zalgiris startoi Albin Berisha, ndërsa sot nga minuta e parë luan Albion Rrahmani.
/GazetaBlic Sport


