Harry Maguire definitivisht nuk kursehet nga tifozët e Manchester United në mbarë botën.
Teksa Manchester United u përball me Crystal Palace (3-1) në një ndeshje miqësore, kapiteni i Djajve të Kuq u fishkëllua nga tifozët e pranishëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Manchester United luajti para 76,499 shikuesve në ndeshjen miqësore në Melburn kundër Crystal Palace, por një pjesë e madhe e tifozëve fishkëlluan Maguiren sa herë që ai kishte topin.
Këto fishkëllima vazhduan për tridhjetë minutat e para të ndeshjes kundër Crystal Palace, raporton The Telegraph.
Sezonin e kaluar në Premier League, mbrojtësi i Manchester United u fajësua për rezultatet e dobëta të ekipit të tij.
/GazetaBlic Sport
Harry Maguire got booed every time he touched the ball in today's pre-season friendly. ? pic.twitter.com/38jPeKxs6U
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 19, 2022


