Sporti

Maxi Lopez blen klubin e njohur anglez

07/19/2022 17:08
nga:L J

Argjentinasi Maxi Lopez, i cili përfundoi karrierën e tij bë futboll një vit më parë, me klubin italian Sambenedettese, do të vazhdojë të jetë i përfshirë në futboll, pasi është bërë një nga aksionarët e shumtë të Birmingham.

“Jam shumë i lumtur, sot ishte dita për të ardhur të takoj punonjësit dhe njerëzit që punojnë në klub. Kur filluam të punonim për këtë situatë më shumë se një vit më parë, e dinim se çfarë përfaqëson Birmingham për futbollin anglez dhe kjo është arsyeja pse ne kemi një projekt shumë të rëndësishëm. Objektivi i këtij viti është të vendosim themelet për të filluar të rritet dhe ta kthejmë klubin në vendin që meriton”, zbuloi Lopez, në një deklaratë për La Nación Más.

E themeluar në vitin 1895, Birmingham, një nga klubet historike të Anglisë, po kalon kohë më pak të mira, pasi ka shmangur rënien në Divizionin e 3-të në ditët e fundit.

/GazetaBlic Sport