Sporti

E kryer: Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e Bremer

07/19/2022 16:14
nga:L J

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit, Gleison Bremer.

“Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e mbrojtësit cilësor, Bremer, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Sports, Juventus do të paguajë 40 milionë euro për transferimin e Bremer.

Tashmë, Juve po diskuton vetëm për çështjet finale me futbollistin.

Kujtojmë se Inter ishte shumë afër transferimit të futbollistit, derisa Juventusi u fut në garë dhe e ‘rrëmbeu’ atë.

/GazetaBlic Sport