Sporti

Haller pas diagnostikimit me tumor në testikuj: Do të kthehem më i fortë se kurrë

07/19/2022 16:07
nga:L J

Sulmuesi Sebastien Haller, i transfeuar së fundmi në Borussia Dortmund nga klubi holandez Ajax u diagnostikua me një tumor në testikuj.

Ai ka reaguar pas lajmit, ku ka thënë se do të rikthehet më i fortë se kurrë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë. Unë dhe familja ime jemi mirënjohës. Tani do të fokusohem në rikuperimin tim për t’u rikthyer më i fortë”, ka shkruar Haller në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Haller u largua nga kampi stërvitor i Borussia Dortmundit në Zvicër të hënën pasi nuk u ndje mirë, më pas zbuloi një tumor në testikujt e tij pas ekzaminimeve intensive mjekësore.

/GazetaBlic Sport