Sporti

Objektivi i madh i Real Madridit për edicionin e ri, triumfi i 15-të i Champions League

07/19/2022 15:07
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti dhe bordi i Real Madridit kanë mbajtur sot një takim të përbashkët.

Fitimi i tre trofeve sezonin e kaluar, veçanërisht LaLiga Santander dhe Champions League, ka sjellë lëvdata për lojtarët, përcjell GazetaBlic Sport.

Italiani ka paralajmëruar tashmë lojtarët e tij se këto suksese janë tashmë në të kaluarën, se beteja fillon pas një jave në Las Vegas kundër Barcelonës.

Objektivi është vendosur nga vetë klubi: triumfi i 15-të i Champions League. 

Në çdo moment trajneri italian ka theksuar atmosferën e mirë dhe dëshirën për të fituar të një grupi që nisi në pikëpyetje dhe përfundoi fitues.

/GazetaBlic Sport/