Lajme

33 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

07/19/2022 12:48
nga:Genita C

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 35 persona.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 21 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur një aktakuza kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur një aktakuza kundër një personi për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”./BetimipërDrejtësi