Lajme

Borell përgëzon Ramën për ndihmën në dialogun Kosovë-Serbi, e lavdëron për fqinjësinë e mirë

07/19/2022 12:20
nga:Genita C

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përgëzuar Shqipërinë për ndihmën në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka lavdëruar atë për fqinjësinë e mirë.

Borrell, në konferencën e parë bdërqeveritare Shqipëri-BE, tha se për këtë çështje mbështetet në Shqipërinë, raporton Gazeta Express.

“Shqipëria gjithashtu ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar, duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdoj të mbështetem te ju për këtë. Shqipëria ka dhënë një shembull për fqinjësinë e mirë dhe ky rol do të jetë edhe më i rëndësishëm derisa ju vazhdoni rrugën drejt BE-së”.

Borrell tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në, derisa shtoi se unioni nuk do të jetë i plotë pa të.