Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, thotë se me rritjen e rasteve të reja me virusin korona(COVID-19), nevoja për infermier është shtuar.
Vishaj në një prononcim për GazetaBlic, duke folur për situatën aktuale në klinikën që ai udhëheqë, tregon se kapaciteti në Infektivë është 125 shtretër.
“Kapaciteti jonë në klinikë është 125 shtretër. Por, kemi nevojë për infermier. Kurse sa i përket barnave kemi mjaftueshëm. Të përfillen rekomandimet e IKShPK”, thotë ai.
Tutje, ai i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e IKShPK-së.
Vishaj për GazetaBlic ka bërë të ditur raportin e datës 19.07.2022 për pacientët me Covid-19
Gjithsej pacient në repart- 20
Të liruar- 6
Të pranuar- 6
Pozitiv- 20
Më O2-18
Pa O2-2
Exitus-0
Të vaksinuar-15 (13 me dy doza 1 me 4 doza, 1 me 1)
Të pavaksinuar- 5
Mjekimin Intensiv për pacientë me COVID-19
Gjithsej-0
Të pranuar- 0
Të liruar-0
Exitus-0
5,687 raste aktive me virusin korona në Kosovë


