Showtime

Publikohet data e koncertit të Unikkatil në Prishtinë

07/19/2022 08:26
nga:Genita C

“Kosova Fighting Series” këtë vit po rikthehet me një edicion të ri.

E ky organizim po rikthen edhe performancën e reperit Unikkatil në Prishtinë.

Artisti do performojë në KlanArena me datë 1 gusht të këtij viti.

Këtë e kanë bërë të ditur organizator të këtij evenimenti me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ndryshe, ky do të jetë sezoni i dytë i kësaj ngjarjeje që u mbajt edhe në të kaluarën në Kosovë.