Ballkani do t’i vazhdojë garat evropiane në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Skuadra kosovare në kuadër të Ligës së Konferencës, do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fioritan, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet sonte në ora 20:45, atje ku të drejtuarit e Dajës kërkojnë vetëm rezultat pozitiv.
Skuadra nga San Marino është një skuadër modeste, e themeluar në vitin 1967, por që nuk njihet fare për suksese në Evropë.
Madje, kjo skuadër nuk e ka fituar asnjë ndeshje me karakter evropian, duke arritur vetëm dy barazime, të cilat nuk kanë shërbyer për kaluar të paktën një raund.
/GazetaBlic Sport/


