Sporti

Maldini kërkon mesfushorin e Barcelonës

07/19/2022 08:17
nga:Mergim Rreci

Milani është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin ofanziv Miralem Pjanic, 32 vjeç, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernández për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë , sipas faqes italiane Calciomercato , synojnë për boshnjakun, megjithatë, dhe pavarësisht gatishmërisë së Blaugranëve për të shitur lojtarin, paga e lartë e fituar në Camp Nou është një pengesë serioze për kampionët italianë, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas një sezoni në huazim te Besiktas, Barça , e cila pagoi 70 milionë euro për Pjanic te Juventusi, është e gatshme ta heqë atë për 16 milionë euro, gjë që nuk është problem për klubin historik të San Siros.

Megjithatë, një marrëveshje kontraktuale me boshnjakun duket të jetë e ndërlikuar.