Lajme

“Ukraina po shkakon humbje të rëndësishme në logjistikën ruse”, thotë Zelensky

07/19/2022 08:08
nga:Q R

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka thënë se forcat e armatosura ukrainase po shkaktojnë humbje të rëndësishme në logjistikën ruse në territoret e pushuara.

Zelensky ka thënë se janë duke ndërprerë furnizimet për pushtuesit si dhe po identifikojnë e neutralizojnë bashkëpunëtorët, shkruan Aljazeera.

“Hap pas hapi po përparojmë, po ndërpresim furnizimet për pushtuesit, po identifikojmë dhe neutralizojmë bashkëpunëtorët. Rezultati përfundimtar është i dukshëm, flamuri ukrainas do të jetë në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona. Është vetëm çështje kohe”, tha ai.