Lajme

Ymeri për Kurtin: Është duke e dërguar gjuhën shqipe në nivelin më të lartë të sofistikimit për të maskuar diçka që është e dukshme

07/18/2022 22:24
nga:G B

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur për ndryshimin që sipas tij ka pësuar kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se Kurti, për të fshehur diçka që nuk është domosdoshmërisht e keqe siç është marrëveshja për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të 2013, është duke përdorur “fjalor të sofistikuar të gjuhës shqipe”.

“Problemi me i madh është se jemi në një fazë të ligjërimit e të retorikës, duke e dërguar gjuhen shqipe deri në nivelin më të lartë të sofistikimit për të maskuar diçka që është e dukshme”, ka thënë Visar Ymeri në Debat Plus.

Për Ymerin gjëja më e çuditshme, është pse Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranon që Kurti ka ndryshuar, ku sipas tij dihet që kjo ka ndodhur.

Tutje ai ka thënë se është normale ndryshimi i politikanëve sepse sipas tij është e kuptueshme që nuk mund të jetë qëndrimi i politikanit i njëjtë si atëherë kur është ne pushtet si atëherë kur është në opozitë.

Në vitin 2010, sipas Ymerit, në Lëvizjen Vetëvendosje kishin vendosur që të  shtoninnjë metodë të re, ku Lëvizja Vetëvendosje, “do të merrnin pjesë në Kuvendin e Kosovës për të luftuar për të njëjtat çështje, pa ndryshuar asnjë nga qëndrimet që i  kishim po për të krijuar një mundësi të re të luftës politike”.

Ymeri ka shtuar se Kurti në pushtet nuk e ka aplikuar një metodë shtesë siç kishte bërë sa kishte qenë në opozitë.

“Kurti ka ndryshimi dhe për çështjet të cilat i ka luftuar, siç janë marrëveshja për energjinë dhe për targat, dhe në raport me dialogun ”, ka shtuar ai.

Ish-kryetari i LVV-së ka përfunduar duke thënë se Albin Kurti, ka pasur pretendime të bënte ndryshime shoqërorë por tani  nuk e përmend  transformimin shoqëror nëpërmjet taksës progresive, sikurse në të kaluarën.