Turizem

E pabesueshme në Spitalin Ushtarak në Tiranë/ Të moshuarit i ngec unaza tek organi gjenital, mjekët thërrasin zjarrfikësin dhe ia heqin me gur fleksibël!

07/18/2022 21:14
nga:G B

Një ndërhyrje disi e veçantë për mjekët e spitalit Ushtarak në Tiranë. Një i moshuar, i cili ka dashur të eksperimentojë me organin gjenital, ka përfunduar në spitalin e Traumës.

Ai kishte vënë një unazë në organin gjenital, por ajo i ka ngecur shumë keq dhe ai është detyruar të shkojë në spital.

Mjekët kanë ndërhyrë për ta hequr unazën, por e kanë pasur shumë të vështirë.

Kështu që është thirrur një zjarrfikës me gurë fleksibël dhe është bërë e mundur heqja e unazës së inoksit.

Në video shihet se i moshuari ka dhimbje të forta. Gjithashtu evidentohet edhe se një numër i madh mjekësh dhe infermierësh janë duke bërë video, pasi ky ishte një rast i rrallë që kishte mbërritur në Spitalin Ushtarak.

Video: JOQ