Lajme

“Fitorja e Ukrainës në interes të gjithë Evropës”

07/18/2022 20:50
nga:Astrit Gashi

Kryeministri sllovak, Eduard Heger, tha sot në Vjenë se fitorja e Ukrainës është në interes të të gjithë Evropës.

Heger tha se uniteti dhe solidariteti në nivel evropian janë gjëra tejet të rëndësishme dhe shtoi se “miqtë e vërtetë njihen në kohë të vështira”.