Turizem

Ky burrë tenton disa herë me tullë të thyej vitrinën e bizhuterive, por pa sukses

07/18/2022 20:06
nga:G B

Një burrë i panjohur ka tentuar, por pa sukses, të thyejë një vitrinë prej xhami, në një dyqan bizhuterish në Wisconsin.

Ai, siç shihet në pamjet e publikuara, përdorte një tullë, për të arritur qëllimin e tij për të vjedhur stoli që gjendeshin aty.

Lidhur me këtë rast, autoritetet amerikane tashmë kanë nisur aksion, duke kërkuar ndihmën e publikut për ta identifikuar burrin, i cili me tullë tenton të kryejë grabitje por më pas ikën.