Sporti

Nuk ka më dyshime, De Ligt “fluturon” drejt Mynih-ut

07/18/2022 18:52
nga:G B

Gianluca Di Marzio ka publikuar një foto të Matthijs de Ligt të shoqëruar nga e dashura e tij në aeroportin e Torinos, pak para se të niste një fluturim për në Mynih për të nënshkruar me Bayernin.

Njoftimin për marrëveshjen mes palevë u bë publik disa orë më parë, ndërsa tani gjithçka duket e kryer me holandezin që ka marrë rrugën drejt Gjermanisë.

Ende nuk dihet se kur do të kryhen ekzaminimet mjekësore dhe firmosja e kontratës me klubin “bavarezet”, por gjithçka është çështje orësh.

Ndërkohë Juventusi nuk ka humbur kohë për pasuesin duke arritur një marrëveshje me Bremer.