Lajme

Çitaku: Shqipëria nesër hap negociatat, BE-ja t`ia liberalizojë vizat Kosovës

07/18/2022 15:32
nga:N M

Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga BE-ja që t’ia liberalizojë Kosovës vizat.

“Shqipëria hap nesër bisedimet e anëtarësimit me BE-në. Një sinjal i mirë për të gjithë rajonin. Tani, e dashur BE, jepi Kosovës Liberalizimin e Vizave të merituara. Është e turpshme”, ka shkruar ajo.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë nesër Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Prokuroria Speciale demanton keq Xhelal Sveçlën: Nuk kemi pranuar asnjë raport zyrtar nga policia