Skuadra e Ballkanit sot niset drejtë San Marinos, pasi nesër do të luajë ndaj La Fioritas në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League.
Megjithatë, me ekipin e Ballkanit nuk do të udhëtojë sulmuesi, Theophilus Solomon.
Sulmuesi nigerian i Ballkanit nuk është i dëmtuar, as i suspenduar – por ai kishte probleme me vizë, me ç’rast edhe nuk mundi të udhëtojë me klubin për të qenë në dispozicion të trajnerit, Ilir Daja.
“Po, është e vërtetë, kam probleme me vizë. Të them të drejtën nuk e di se çfarë probleme saktë, jam pak konfuz. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë, vetëm se i urojë klubit suksese dhe shpresojë që të gjithçka shkon mirë atje”, tha Solomon për ‘GazetaBlic Sport’.
FC Ballkani takohet nesër me La Fioritan me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport


