Sporti

Begolli: Forma se si ka tentu Llapi të kalojë tutje mund të ndodhë një herë në 100 ndeshje!

07/18/2022 11:28
nga:L J

Trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli ka kritikuar menaxhimin e lojës nga skuadra e Llapit në ballafaqimin kthyes ndaj Buducnostit në kuadër të kualfikimeve për Conference League.

Sipas Begollit atmosfera në stadium ishte e mirë siç e kërkonte klubi, por jo edhe menaxhimi i lojës brenda fushës, pasi në atë formë vetëm një herë në 100 raste fitohet takimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Menaxhimi i lojës dhe forma se si ka tentu Llapi me kalu tutje mundet me ndodhë 1 herë në 100 ndeshje. E filloi ndeshjen me formacionin 4-1-5, me vetëm një mesfushor të deklarum, totalisht një skuadër që deri nga minuta e 25’të nuk i kam kuptu pozicionet e futbollistëve në fushë”, tha Begolli në Ekipi A.

“Kjo normal se të kushton se tentuan me çdo kusht të shënojnë dhe skuadrat me kualitet të dënojnë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Llapi u eliminua nga garat evropiane pas humbjes me rezultatin e përgjithshëm 4:2 nga ekipi malazez, Buducnost Podgorica.

/GazetaBlic Sport