Lajme

Tetë shtetas të huaj nga Siria kapen në veturën e kosovarit

07/18/2022 10:27
nga:Q R

Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, kanë hasur në tetë persona shtetas të huaj nga Siria.

Sirianët, siç njofton policia, ishin pa dokumente identifikuese.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme.