Sporti

Asllani: Krenar që tifozët brohorasin emrin tim

07/18/2022 10:39
nga:L J

Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë me fanellën e Interit. Jo një gol zyrtar, por gjithsesi domethënës dhe i rëndësishëm, i dobishëm për të siguruar barazimin 2-2 në miqësoren kundër Monakos.

Në fund të ndeshjes, mesfushori shqiptar foli për mikrofonat e “Inter Tv”: “Jam i lumtur, sepse djemtë më kanë pritur shumë mirë. Jam i lumtur që nuk humbëm sërish në miqësore, madje është gjynah që nuk fituam.

Jemi duke u rritur dita-ditës, po mundohemi të bëjmë atë që na ka kërkuar trajneri. Kemi treguar lojë të mirë. Duhet të përmirësohemi, por kemi ende kohë. Tifozët? T’i dëgjoj të brohorasin emrin tim shumë herë më bën të lumtur”.

Pak ditë më parë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bëri parashikimin e guximshëm për 20-vjeçarin kuqezi, duke thënë se do të bëket Luka Modric i ri: “Ashtu siç e shoh unë, mund të jetë Luka Modric i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë. Falë këtij karakteri ai mund të arrijë shumë lart dhe të bëjë gjëra të mëdha.

Ndonjë këshillë për të? Do të jetë shumë e rëndësishme për të që të qëndrojë me këmbët në tokë, të punojë shumë dhe me përulësi. Objektivi i tij i parë, natyrisht, është të fitojë pozicionin titullar në skuadrën zikaltër dhe jo vetëm të jetë zëvendës i Brozovic.

Pritshmëritë e tij në Shqipëri? Tifozët shqiptarë tashmë i njohin cilësitë e Asllanit, e kanë ndjekur prej kohësh dhe e pëlqejnë shumë. Që kur dolën lajmet e para për kalimin e Asllanit tek Interi, të gjithë e prisnin transferimin me ankth”.