Aleksandr “s1mple” Kostyliev foli për HLTV.org për atë që shkoi keq në lojën për titull ndaj FaZe në IEM Cologne.
Superylli ukrainas ishte një nivel mbi të tjerët në ekipin e Natus Vincere në finale, megjithatë kjo nuk ishte e mjaftueshme që të fitojë troufeun e madh, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai pas ndeshjes tha se kjo ishte finalja më e vështirë që e ka luajtur ndonjëherë.
“Mendoj se kjo ishte finalja më e vështirë që kam luajtur ndonjëherë, të dhjetë lojtarët nga kjo finale dhe trajnerët, të gjithë kanë një përvojë të madhe. Ne dështuam në anën CT mendoj, në Mirage dhe në Nuke. Sidomos në Nuke”
“Shpresojmë që në të ardhmen, nëse vazhdojmë të luajmë me të njëjtin ekip, kemi të njëjtën energji dhe të njëjtën përgatitjeje, do të luajmë shumë më mirë dhe kjo është pjesa që më bën më të lumtur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


