Sporti

Po cilësohet si “lufta” më e mirë e vitit, këtu mund të shikoni momentet më interesante të përballjes FaZe-NAVI

07/18/2022 08:46
nga:L J

Gjithçka ishte perfekte për ndeshjen e fundit të sezonit, me dy gjigantë të lojës së CS:GO që luftuan për t’u shpallur kampion.

Ballafaqimi mes FaZe dhe NAVI në finalen e madhe të Koln na solli emocione të mëdha dhe një prej ndeshjeve më të mira të viteve të fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fund, skuadra e FaZe triumfoi ndaj NAVI me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Me këtë fitore, FaZe dëshmoi edhe njëherë se është ekipi më i mirë në botë në CS:GO.

Ata fituan 400 mijë dollarë pas triumfit, kurse NAVI si ekipi i dytë më i mirë mori 180 mijë dollarë.

MVP i finales u shpall lojtari i NAVI, S1mple.

Faze Clan pati një performancë dominuese në fazën e grupeve me 100% fitore, pa humbur asnjë “map” të vetme. Ata arritën të eliminonin 00 Nation, Team Spirit, Astralis dhe Movistar Riders të gjitha me rezultat 2-0.

Në finalen e djeshme, FaZe fitoi në Inferno me rezultatin 16:13, në Mirage me rezultatin 16:9 dhe në Nuke me rezultatin 16:14.

Më poshtë mund të shikoni momentet më të mira të ndeshjes:

/GazetaBlic Sport