Negociatat mes Milanit dhe Club Brugge për transferimin e Charles De Ketelaere në Itali janë në orët përfundimtare.
Talenti belg, në fakt, nuk doli në fushë në ndeshjen shumë të rëndësishme mes skuadrës së tij dhe Gentit ditën e djeshme të vlefshme për Superkupë dhe arsyeja është mjaft e qartë: Ai nuk do të lëndohet para aventurës së re, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediumeve italiane, transferimi i De Katelaere do të përfundojë për 35 milionë euro.
Nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të konkretizohet në këto orë. Pas Superkupës, në fakt, puna e De Ketelaere në Club Brugge ka përfunduar dhe, siç u njoftua nga lojtari, ka ardhur koha për të nisur një aventurë të re.
/GazetaBlic Sport


