Lajme

Në pikë të verës “marrin flakë” çmimet e drunjëve, kaq kushton metra

07/17/2022 20:58
nga:G B

Ndonëse është stina e verës, drutë për ngrohje janë bërë gati për shitje.

Por, në Lipjan duket se interesimi për to mungon, andaj tregtarët këtu kanë lënë vetëm numrat e kontaktit.

E një metër dru që para një viti blihej për 38 euro, tash kushton 12 euro më shtrenjtë, këtë e konfirmojnë tregtarët.

“50 euro, është rritë çmimi i druve sikurse krejt senet”, thotë një tregtar

Të njëjtën çmim e ofron edhe kolegu i tij.

“50 euro, se ka shpenzime e taksa krejt janë rritë, s’ka sen që su ngritë edhe në shërbim publik edhe në shërbim privat”.