Lajme

Sulmi ndaj institucioneve qeveritare/ Eksperti i IT: I fuqishëm dhe i mirëorganizuar, fikja e sistemit veprimi i duhur

07/17/2022 20:53
nga:G B

Një sulm të mirëorganizuar dhe të fuqishëm e konsideroi eksperti i IT-së Gent Progni, atë që shënjestroi sot institucionet qeveritare në Shqipëri.

Ai vuri në dukje se mbyllja ose fikja e sistemit ka qenë veprimi i duhur në mënyrë që të shmanget vjedhja e të dhënave.

Eksperti paralajmëroi se nëse nuk bëhemi gati për këtë luftë të së ardhmes do kemi dëme kolosale, në ekonomi dhe jo vetëm.