Lajme

Edhe dy gazetare ukrainase strehohen në Kosovë

07/17/2022 20:51
nga:G B

Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch janë dy gazetaret e radhës ukrainase që strehohen në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ato janë pritur nga kolegja e tyre, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch – gazetaret e radhës ukrainase që strehohen në Kosovë

Në Kosovë, sot, kanë mbërritur dy gazetaret ukrainase Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch.

Gazetaret janë mirëpritur nga kolegja e tyre, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Synelnyk dhe Chykanch – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, i cili është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists – EFJ, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, ku deri më tani kanë strehuar gjashtë gazetarë.

“Journalists in Residence – Kosovo”, ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.