Lajme

Nushi ironizon me deklaratën e Kurtit për Bislimin për marrëveshjen me Serbinë

07/17/2022 20:12
nga:G B

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, zgjohet e fle, nëse fle, duke menduar për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë për energji, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se ku është ideja që të nënshkruhet marrëveshje e dëmshme me Serbinë e pastaj mos të të zë gjumi duke menduar për zbatimin e saj.

“Ku o ideja me nënshkru marrëveshje të dëmshme me Serbinë, e mandej mos me të zonë gjumi tu menu a po zbatohet?” ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Blic/

Kurti: Bislimi zgjohet e bie të fle me preokupimin për zbatimin e udhërrëfyesit për energji