Sporti

“Shqiponjat e Zeza” dhe qytetarët e Drenicës nuk lejojnë serbët të futen në Prekaz

07/17/2022 13:53
nga:L J

Tifogrupi, “Shqiponjat e Zeza” dhe disa qytetarët të Drenicës nuk lejuan studentët serb të futen në qytetin e tyre.

Sot ishte paralajmëruar një vizitë e disa studentëve serb në Prekaz, por jo nuk ndodhi – pasi tifogrupi dhe disa qytetarë nga Drenica ia pamundësuan serbëve një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët dhe qytetarët bllokuan rrugën dhe kthyen mbrapsht studentët të cilët u nisën për në Prekaz.

Autobusi u kthye mbrapsht nga Policia e Kosovës, teksa qytetarët e mbledhur u nisën drejt Prekazit.

Ja pamjet: