Sporti

Bale dhe Chiellini janë afër debutimit në MLS

07/17/2022 11:19
nga:L J

Debutimi i Gareth Bale me fanellën e Los Angeles FC mund të ndodhë shumë shpejt. Kështu sugjerojnë fotot e shpërndara nga klubi amerikan në rrjetet sociale, ku shihet se 33-vjeçari ka udhëtuar drejt Nashville, ku do të luajë ndeshjen e radhës.

Nëse konfirmohet, Bale do të luajë ndeshjen e tij të parë për skuadrën e re të hënën ndaj Nashville SC, përcjell GazetaBlic Sport.

Në të njëjtën gjendje është edhe një tjetër përforcim i skuadrës së LA, italiani Chiellini.

Dy lojtarët pritet të jenë forcë e madhe për ekipin amerikan.

/GazetaBlic Sport