30 persona janë shoqëruar për aksionin e policisë dhe sektorit të Antidrogës në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme për anijen që është ndaluar nga policia kufitare, pasi dyshohet se në të ka ngarkesë me lëndë narkotike.
Të shoqëruarit punonjës te sheshi i konteinerëve dhe punonjës të sigurisë portuale janë pyetur në lidhje me konteinerin që është hapur dhe që i mungonin disa arka me banane.
Konteineri ka ardhur nga Amerika Latine pak ditë më parë.


