Skuadra e Ballkanit do të përballet me ekipin e San Marinos, La Fiorita në raundin e dytë të kualifikimeve për Conference Legaue.
Ballkani dhe La Fiorita do të takohen të martën me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
La Fiorita tashmë është gati ta mirëpresë ballafaqimin e parë ndaj kampionëve të Kosovës.
Ylli i Serie A, Giacomo Raspadori i ka dërguar një mesazh ekipit simpatik, ku i ka uruar shumë fat për ballafaqimin ndaj Ballkanit.



