Skuadra e Arsenalit po vazhdon me ndeshje miqësore parasezonale.
Mbrëmë skuadra e Arsenalit ka luajtur ndaj Evertonit, ku fitoi me rezultatin 2-0, me golat e Gabriel Jesus dhe Bukayo Saka, përcjell GazetaBlic Sport.
Transferimi i ri i “Topçinjëve”, Jesus po vazhdon me paraqitje të mira me Arsenalin në ndeshjet e para dhe tashmë duket se Arteta ka zgjidhur problemin e sulmuesit kyç të ekipit.
Në dy ndeshjet e para miqësore, Jesus ka shënuar tri gola për Arsenalin.
Ja goli i tij i shënuar dje:
Gabriel Jesus is ridiculous man, that first touch to kill that ball makes the goal pic.twitter.com/72982xpgJu
— . (@DocAFC_) July 16, 2022


