Showtime

Dj PM, Sara, Beatrix, emrat që po përfliten se do i shohim në Big Brother VIP Kosova

07/16/2022 21:32
nga:Genita C

Pas suksesit që pati në Shqipëri, Big Brother VIP do të fillojë edhe në Kosovë. Tani ka nisur edhe zgjedhja e konkurrentëve të famshëm që do të marrin pjesë dhe Liberta Spahiu ka marrë sugjerimin e fansave.

Dj PM, Sara, Beatrix, emrat që po përfliten se do i shohim në Big

Të shumtë ishin emrat e artistëve nga Kosova që u përmenden dhe ndër ta ishin çifti Sarah Berisha dhe Dj Pm. Liberta etiketoi dyshen në postim dhe Pm u përgjigj me “Si dihet”, duke e lënë të hapur mundësinë.

Dj PM, Sara, Beatrix, emrat që po përfliten se do i shohim në Big

Mes shumë sugjerimesh ishte dhe emri i Beatrix Ramosajt dhe vëllait të saj Alban Ramosaj. “Si thoni? Njerëzit po ju kërkojnë”, ka shkruar Liberta në Instastory.

“Mos më thuaj dy herë se erdha”, ia kthen Beatrix.