Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në SHBA për shkak të problemeve administrative me pasaportën e tij.
Skuadra niset sot për në Miami, ku fillon turneu i tyre, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, trajneri do t’i bashkëngjitet së shpejti ekipit, pasi ky problem nuk pritet të jetë shumë i madh.
Ka raportime se kjo është për shkak se ai ka udhëtuar në Iran disa herë dhe tashmë ka disa rregulla tjera në këtë drejtim.
/GazetaBlic Sport/


