Lajme

Buxhovi: Kisha Ortodokse serbe, promotori kryesor i kleronacizmit dhe fashizmit serb

07/16/2022 00:47
nga:Astrit Gashi

Historiani Jusuf Buxhovi ka në thënë T7 se “Kisha Ortodokse serbe, është promotori kryesor i kleronacizmit dhe fashizmit serb”.

“Prej shekullit të 19-të, kur është hap ceshtja e ridefinimit të hapësires se Perandorisë Osmane në Ballkan, kur është dashur të krijohen shtetet nacionale, Kisha Ortodoke, me direktivat e Kishës Ortodokse ruse, ka krijuar kombin serb. Dhe aty në mënyrë të pamëshirshme, sipas Nacertanjes të Garashaninit, të gjithë ortodokset e pjesës veriore, ku janë edhe arumunët dhe ortodoksët shqiptarë, të shkrihen në serbë dhe kështu është krijuar ajo platforma e nacionalizmit, do të thotë, Kisha Ortodokse e bartë këtë fajësi të madhe, sepse e ka shfrytëzuar religjionin për qëllime nacionaliste”, ka thënë Buxhovi.