Sporti

Federico Bernardeschi transferohet në MLS

07/15/2022 23:49
nga:Genita C

Federico Bernardeschi do të vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reprezentuesi italian është zyrtarizuar këtë të premte të Toronto.

Klubi nga MLS ka bërë të ditur se Bernardeschi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

28-vjeçari me klubin nga Kanada ka nënshkruar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Juventusin skadoi më 30 qershor.

Kujtojmë se Toronto më herët ka nënshkruar edhe me futbollistin tjetër italian, Lorenzo Insignen.