Sot, në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani është nënshkruar në librin e zisë për vdekjen e ish-kryeministrin Shinzo Abe.
“Kryeministri Abe ishte mik i vërtetë i popullit të Kosovës që la pas një trashëgimi të rëndësishme duke kontribuar në përafrimin e vendeve tona”, ka thënë Osmani.
Presidentja ka ngushëlluar Keisuke Yamanaka, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë, duke thënë se populli i Kosovës ndanë dhimbjen dhe qëndron me popullin e Japonisë në këtë kohë të vështirë.


