Lajme

Vdiq si hero duke shpëtuar vëllanë dhe shokun, Rama: Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut

07/15/2022 18:16
nga:Genita C

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për ngushëllime te familja e Anri Kashikut në Durrës, i cili dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë gjatë ditës së djeshme.

Rama tha se Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut, transmeton Klankosova.tv.

“Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij”, ka thënë Rama.