Lajme

Rizvanolli për paralajmërimin e krizës energjetike: Kemi marrë dy shkresa në tetor e nëntor, jo më herët

07/15/2022 11:51
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit të saj para Komisionit Hetimor për krizën energjetike ka thënë se nuk i kujtohet nëse ka marrë paralajmërime kohë më parë për mundësinë e një krize energjetike.

E pyetur nga anëtari i komisionit, Ferat Shala, se a u është përgjigjur shkresave të institucioneve energjetike në vend, që sipas tij, kanë alarmuar për krizë të mundshme që nga muajt e verës, e para e Ekonomisë së Kosovës tha se dy shkresa i ka marrë në tetor e nëntor.

“Gjatë tetorit dhe nëntorit kam marr dy shkresa që më kanë informuar për rritjen e konsumit të energjisë, që kanë informuar gjithashtu që për shkak të nevojës për import mund të ngulfatën kapacitetet e transmisionit”, është shprehur Rizvanolli.

Kurse, sa i përket marrjes së masave, Rizvanolli tha se masat janë marrë në momentin që kanë dëgjuar se çfarë po ndodhë në Evropë.