Transferimi i ri i Interit, Kristjan Asllani, nuk e besonte që Nerazzurrët e kishin telefonuar dhe zbulon se Ivan Perisic i dërgoi mesazh atij pas lëvizjes së tij tek klubi nga Milano.
20-vjeçari i është bashkuar Interit në formë huazimi me një opsion blerjeje nga Empoli. Ai bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar dhe ishte një nga futbollistët më të spikatur në Stadio Castellani, përcjell GazetaBlic Sport.
Kroati Ivan Perisic, mbajti kontakte me Asllanin pas kalimit te Interi. 20-vjeçari ka zgjedhur numrin 14 për sezonin 2022-2023, numri që i përkiste Perisic sezonin e kaluar.
“Perisiç më dërgoi mesazhe për të më uruar fat, isha i lumtur”, tha Asllani për DAZN.
“Kam zgjedhur numrin 14 për shkak të tij dhe sepse është dita kur lindi vëllai im”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


