Çështja e Lewandowskit po kthehet në një problem të madh për Bayern Munich.
Futbollisti po kërkon largimin, kurse klubi nuk e ka pranuar këtë gjë deri më tash, shkruan GazetaBlic Sport.
Kishte dyshime të mëdha nëse ai do të paraqitet në stërvitje me klubin, por drejtori i Bayernit tha se e dinte që ai nuk do ta bënte këtë gjë.
Drejtori i Bayern-it, Hasan Salihamidzic, nëse kishte dyshime se Robert Lewandowski do të hynte në grevë:
“Jo, kurrë nuk e kishte bërë”, tha për Bayern Insider Podcast.
“Roberti është një profesionist i lartë, unë e njoh shumë mirë – nuk kam pasur kurrë dyshime se ai mund të mos paraqitet në stërvitje”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


