Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite përgatitjet për seancë të re

07/15/2022 07:09
nga:Astrit Gashi

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë disa pika që kanë të bëjnë me përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës.

Në rendi dite ësshtë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”, shqyrtim i dytë i Projektligjit për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqimin, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.