Lajme

Von Cramon: Me sekretaren e Europanostrës biseduam për Manastirin e Deçanit

07/14/2022 23:43
nga:Genita C

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e ka pasur sot një takim me sekretaren gjenerale të organizatës Europanostra.

Von Cramon thotë se kanë biseduar për nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar në të gjithë Evropën, me fokus të veçantë Manastirin e Deçanit, dhe shkatërrimin trashëgiminë kulturore në Ukrainë.