Sporti

Liepaja mposht Gjilanin dhe kalon tutje në Conference League, eliminohet ekipi kosovar

07/14/2022 17:58
nga:L J

Skuadra e Liepasjas ka mposhtur Gjilanin në Letoni me rezultatin 3:1.

Liepaja ka mposhtur Gjilanin në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të kualifikimeve për Conference League, me ç’rast ka siguruar kalimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Liepaja ka fituar me rezultatin 3:1, me të gjitha golat që u realizuan në pjesën e dytë.

Karasauskas shënoi pas 49 minutave lojë nga penalltia, kurse dy minuta më vonë sulmuesi i Gjilanit, Blerim Krasniqi barazoi shifrat.

Liepaja vazhdoi me presion dhe gjeti golin e avantazhit me Belankovic pas 64 minutave.

Në fundin e duelit, Liepaja fitoi sërish penallti dhe braziliani Dodo nuk gaboi duke vulosur rezultatin 3:1.

Gjilani e fitoi takimin e parë 1:0, por kjo nuk mjaftoi pasi rezultati i sotëm nuk i mjaftoi “Skifterave” për kalim tutje, andaj aventura e tyre në Evropë mbyllet këtu.

Ja golat:

VIDEO1

VIDEO2

VIDEO3

VIDEO4

/GazetaBlic Sport