Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Liepaja – Gjilani.
Pjesa e parë e duelit të raundit të parë kualifikues për Conference League ka përfunduar me rezultatin 0:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Liepaja u mundua t’i sjellë problemeekipit gjilanas, por nuk ia doli, pasi Koliçi ishte i vëmendshëm me pritjet e tij.
Lojtarët e Gjilanit kryesisht nuk i lejuan lojtarët kundërshtarë ta rrezikojnë portën e tyre, teksa në kundërsulm kishin rast me Blerim Krasniqi për të kaluar në epërsi, por goditja e sulmuesit shkoi lartë.
Kujtojmë se Gjilanit i konvenon ky rezultat, pasi fitoi takimin e parë me rezultatin 1:0.
/GazetaBlic Sport


